Zv/ministri i Transportit Rexhepi: Pallçishti do bëhet me ujë të pijshëm, fjalën e mbajë (VIDEO)

Zv/ministri i Trasnportit, Bekim Rexhepi në lidhje me problemin e ujit të pijshëm të fshatit Pallçisht të komunës së Bogovinës thotë se fjalën e dhënë do ta mbajmë dhe Pallçishti do të ketë ujë të pijshëm.

“Çdo fjalë që e kamë thënë para opinionit i qëndroj pas dhe fshati Pallçisht do të ketë ujë, së shpejti do të fillojnë punimet. Dje kishim takim me kryetarin e komunës së Bogovinës ishte edhe një përfaqësues i Pallçishtit Akik Bajrami që u dakorduam që projekti të nis së më shpejtë” u shpreh Rexhepi për TS.

Në lidhje me protestën para komunës së Bogovinës, zv/ministri u shpreh se e drejtë e çdo kujtë është të protestojë.

Nga ana tjetër sot banorët e Pallçishtit protestuan para komunës së Bogovinës ku kërkuan takim me kryetarin Besnik Emshiu, por ai ishte larguar nga godina bashkë me punonjësit. Banorët u shprehën se ditëve në vijim do të presin para dyerëve të komunës deri sa ta takojnë kryetarin Besnik Emshiu për premtimet që nuk i ka realizuar./TS/