Vijon debati i nxehtë brenda selisë së BDI-së nga “Grupi i zjarrit” dhe Ali Ahmeti (VIDEO)

Vazhdon debati i nxehtë në Reçicë mes Ali Ahmetit dhe “grupit të zjarrit”. Takimi ka nisur që në orën 12 dhe kanë kaluar 3 orë që nga fillimi i takimit ku debati vazhdon. Siç mëson TS Ahmeti nuk lëshon pe përballë Musa Xhaferit, Izet Mexhitit, Blerim Bexhetit dhe Nevzat Bejtës pasi këta ditë më parë i dhanë ultimatum Ahmetit për largimin e ministrave.

Nga ana tjetër, Musa Xhaferi nga mediat maqedonse, kërcënoi Ali Ahmetin me luftë në BDI nëse ai nuk i largon Artan Grubin dhe të gjithë ministrat.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i të dy palëve, por nga e kaluara historike e Ali Ahmetit dihet se ai nuk shkel mbi vendimet që i merr gjatë karierrës së tij.

Sipas analistëve ka tre opsine Ali Ahmeti, ose të bëjë kompromis, ose ti largojë nga partia ose të shtyhet debati për muaj të tjerë./TS/