Video Lottery Casinos Austria mbështet turneun në futboll të vogël në “Radio Sportive”

Video Lottery Casinos Austria mbështeti turneun e tridhjetë mediatik në futboll të brendshëm të organizuar nga Sports Radio. Turneu i sivjetshëm do të ketë karakter ndërkombëtar por edhe humanitar dhe do të mbahet të shtunën në fushat e “Shtëpisë së Futbollit”.


Legjendat e futbollit dhe gazetarisë maqedonase do të bashkohen të shtunën me kolegët e tyre nga territoret e ish-Jugosllavisë në turneun me të cilin Radio Sportive do të shënojë jubileun e saj, tre dekada të punës mediatike.

Goran Pandev, Koço Dimitrovski, Sasha Çiriq, Vujadin Stanojkovic, Naumçe Mojsovski, Pece Naumovski, Dragi Cvetinov, Jovçe Xhipunov, janë vetëm pjesë e ekipit që do të përfaqësojë kombëtaren e Maqedonisë. Ata do të marrin përforcime nga estrada Kaliopi, Nikolla Ristanovski e të tjerë.

Në programin ndërkombëtar, përveç seleksioneve të Maqedonisë, do të shfaqen edhe përzgjedhjet e BeH, Serbisë, Kroacisë, e ndër legjendat e sportit që do të luajnë për këto kombëtare do të shohim Savo Millosheviqin, Dragisha Biniqin dhe Marko Mlinariqin.