Sot hapet qendra kulturore bullgare “Car Borisi III” në Ohër, paralajmërohen protesta masive

Pas “Ivan Mihajllov” në Manastir, Bullgaria sot do të hapë një tjetër klub kulturor me një emër kontrovers që lidhet me fashizmin “Car Borisi i III” me qendër në Ohër. “E Majta” njoftoi se organizon protestë kundër hapjes zyrtare të klubi të dytë kulturor bullgar. Shoqata themeluese e caktoi datën vetëm katër ditë para Ditës së Kryengritjes Popullore kundër pushtuesit fashist në Maqedoni dhe festës kombëtare të 11 tetorit.
Klubi hapet pa opinion pozitiv nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa “E Majta” ka aplikuar si organizatore i protestës së sotme.


“Me datën 7 tetor (e premte) duke filluar nga ora 11:30 në rrugën “Makedonski Prosveitelite”, përballë qendrës tregtare Amam – Ohër, le të mobilizohemi dhe të shprehim nxitjen tonë antifashiste.

Për shkak të hapjes së shoqatës kontroverse me emrin e burrit shteti fashist, shërbëtorit të Hitlerit dhe luftëtarit kundër maqedonizmit “Car Boris III”, “E Majta” – Ohër thërret mbarë qytetarët në protestë kundër rrënimit të rendit kushtetues dhe shtetëror të Republikës së Maqedoni dhe kundër ndezjes së urrejtjes kombëtare!

Të ruajmë dinjitetin e kombit maqedonas dhe kujtimin e luftëtarëve antifashistë maqedonas dhe të mos lejojmë që të shkatërrohet integriteti i shtetit!”, kërkon “E Majta”.

OBRM-PDUKM e mbështeti protestën e sotme, por me deklarata më të butë.

Për Hristijan Mickoskin, liderin e OBRM-PDUKM-së, hapja e klubit të ri kulturor bullgar “Car Boris Treti” është provokim dhe bëri thirrje për protestë masive në Ohër. Mirëpo, kreu i opozitës u ka thënë qytetarëve që të protestojnë me dinjitet dhe qetësi.