Shumë të moshuar kanë mbetur vetëm

Një numër i madh i të rinjve kanë braktisur vendin në kërkim të një jete më të mirë, duke lënë pas edhe më të dashurit, prindërit e tyre. Shumë të moshuar në vendin tonë kanë mbetur vetëm e nuk ka kush ju troket në derë për t’i ndihmuar me punët e përditshme apo qoftë edhe për të shkëmbyer dy fjalë. Disa prej tyre kanë filluar të shfrytëzojnë shërbimin më të fundit të ofruar falas nga Ministria Sociale në bashkëpunim me komunat, vizita në shtëpitë e të moshuarve nga ana e kujdestarëve. Një nga shfrytëzuesit e këtij shërbimi është edhe banori i kryeqytetit, 90 vjeçari Metodija Dimevski, baba i dy vajzave që jetojnë jashtë vendit. Ai thotë se kujdestarja e ndihmon jashtëzakonisht shumë.


“Bisedojmë, bëjmë listën se çfarë duhet të blejmë, shkon i blen. Më ndihmon shumë, veçanërisht tani që më dërgon … edhe për kontrolle. Dy orë ka qëndruar jashtë deri sa mbaroi kontrolli. Tej mase i kënaqur. Familjet kanë ndryshuar, vetëm më të afërmit durohen burri, gruaja dhe fëmijët. Fëmijët tani që shkojnë jashtë vendit dhe atje prodhojnë, të kursejnë dhe nga 200 apo 300 euro t’i japin për Kryqin e Kuq”, tha Metodija Dimevski – pranues i shërbimit.

Kur në mesditë bie zilja, Metodija Dimevski i gëzohet ardhjes së Juliana Axhiskës, kujdestare e tij tashmë që një vit. Ajo e ndihmon me punët e shtëpisë, në aspektin social dhe atë psikologjik. Thotë se asnjëherë nuk do e ndryshonte këtë profesion, sepse të ndihmosh dikë që kanë nevojë për ndihmë të plotëson si njëri në aspektin shpirtëror.

“Vazhdimisht mësojmë diçka të re, unë nga ai dhe ai nga unë. Ka të moshuar që askush nuk u troket në derë, përveç nesh. Unë kam edhe një shfrytëzues tjetër të shërbimit tek e cila nuk shkon askush. Pra nëse unë nuk shkoj ta vizitoj nuk ia hap njeri derën. Është krejtësisht e vetme. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që është ndjenjë e mirë kur ndihmon dikë që nuk mundet vet, e bën qeshë duke i thënë ndonjë shaka. Jo, përsëri do të vija. Nëse jo si e punësuar, do të vija me orar të pjesshëm, sepse kjo punë të plotëson në aspektin shpirtëror., tha Juliana Axhiska-kujdestare nga Kryqi i Kuq.

Numri më i lartë i shfrytëzuesve të këtij shërbimi është në Kriva Pallankë, përkatësisht 69, në Berovë 64 dhe në Qendër Zhupë 58. Kjo reformë sociale zbatohet nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale përmes decentralizimit, pra te e njëjta janë të përfshira edhe komunat. Nga thirrja e parë publike e ministrisë janë realizuar 22 projekte në 27 komuna. Prej tyre numri më i lartë, 16, kanë aplikuar për vizitë në shtëpi e të moshuarve nga ana e kujdestarëve. Këta të fundit, numri i të cilëve ka arritur në 247, janë persona nga kategori të rrezikuara sociale, të cilët u janë nënshtruar trajnimeve të nevojshme. Përveç të moshuarve, projektet e kësaj reforme sociale i shfrytëzojnë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, personat e moshuar në qendrat ditore, si dhe personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për rehabilitim. Këto shërbime i shfrytëzojnë rreth 700 qytetarë./Alsat.mk