Real Madridi ndalet nga Osasuna, Barcelona liderja e re e La Ligas

Real Madridi është ndalur me barazim 1:1 nga Osasuna në La Liga.


Kështu, merr fund ecuria e të gjitha ndeshjeve fitore në kampionat për “Los Blancos”.

Rezultati ndryshoi në minutën e 42-të, kur një top i dërguar në zonë nga Vinicius Junior nuk u prek nga askush dhe përfundoi në rrjetë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 50-të të ndeshjes, kur Garcia realizoi.

Në minutën e 78-të, Garcia u ndëshkua me karton të kuq, kurse nga pika e bardhë dështoi të shënonte Benzema, duke e goditur shtyllën.

Dy minuta më vonë, Benzema realizoi, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim, Real Madridi tani ka 19 pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë.