Mijëra rusë po kthehen në shtëpi, pasi janë konsideruar të paaftë për shërbimin ushtarak, duke shkaktuar një tjetër dhimbje koke për Rusinë.

Mijëra rusë të rekrutuar për shërbimin ushtarak në Ukrainë janë dërguar në shtëpi, ndërsa parlamenti rus do të mblidhet sot për aneksimin e zonave ku forcat ruse po pësojnë humbje të konsiderueshme.

A është një dështim rekrutimi i rusëve?

Siç vë në dukje Reuters, ky është rekrutimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi forcat e saj pësuan disfata të mëdha në fushën e betejës në Ukrainë, duke çuar në pakënaqësi të mëdha dhe ka detyruar mijëra burra të largohen për të shmangur rekrutimin.

Mikhail Degtyarev, guvernator i rajonit të Khabarovsk në Rusinë lindore, tha se disa mijëra burra u thirrën për rekrutim brenda 10 ditëve, por shumë u konsideruan të paaftë.

“Rreth gjysma e tyre u kthyem në shtëpi, pasi nuk plotësonin kriteret e përzgjedhjes për të hyrë në shërbimin ushtarak”, tha Degtyarev në një postimë në Telegram.

Putin pësoi një goditje të madhe të dielën pasi forcat ukrainase morën kontrollin e qytetit port strategjik të Limanit, fitorja e tyre më e madhe.

Marrja në kontroll e Limanit nga forcat ukrainase krijon terrenin e përshtatshëm për përparime të mëtejshme që synojnë kufizimin e linjave të furnizimit të Rusisë për trupat e saj.