Protestat në Ohër: Reagojnë VMRO-DPMNE dhe LSDM

VMRO-DPMNE-ja konsideron se kjo që po ndodh sot paraqet një dhunim të popullit maqedonas, të kaluarës së tij antifashiste, sic shprehen nga opozita maqedonase, përmes imponimit të vlerave të Rajhut të tretë, që fshihen pas vlerave evropiane. Përfaqësuesja e Bashkësisë Hebraike dhe Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi rikujtoi se Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte humbur 7.000 hebrenj që nga Bullgaria fashiste ishin deportuar në kampin Treblinka.


“Viteve të fundit në skenën politike të Maqedonisë dhe Bullgarisë gjithnjë e më të dukshme bëhen aktorët që angazhohen për rishikimin e historisë, fakteve historike për holokaustin e hebrenjve të Maqedonisë. Kjo në tërësi është kontradiktore me Rezolutën e OKB-së për parandalimin e mohimit të holokaustit nga 22 Janari 2022”, deklaroi Rashela Mizrahi- deputete nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

Socialdemokratët kanë dënuar provokimet gjatë protestës në Ohër duke pohuar se lufta antifashiste ka një rëndësi të madhe për vendin. Sipas LSDM-së, duhet të gjendet zgjidhje institucionale për të mbyllur këto cështje, që sipas tyre janë sporadike dhe të shkaktuar nga interesi I palës së tretë.

“Ekzistojnë individë dhe parti të cilët duan që dy vendet të mbeten në konfikt të përhershëm që nuk do të rezultojë me asgjë të mirë. Është fakt që në ligjet tona ka mangësi të caktuara, për cka duhen ndryshime ligjore. Tashmë Ministria e Drejtësisë është duke punuar për ligj të ri dhe bëjmë thirrje që përmes debatit publik të shqyrtohet dhe të arrihet tek zgjidhja më e mirë përmes një procesi inkluziv. Padyshim se duhet të harmonizohet me rregullativën e BE-së”, deklaroi deputeti nga rradhët e LSDM-së Nenad Kociq.

Ndryshe, Grupi Parlamentar I VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, sic thonë nga opozita, që jo vetëm se do të parandalohë që në të ardhmen të formohen kuazi klube kulturore por të mundet të reagohet edhe për ato ekzistuese, që sic thotë VMRO-DPMNE-ja Qeveria e LSDM-së ka lejuar të regjistrohen.