Musa Xhaferi: Anuloj intervistën në TV21, kemi caktuar takim të martën me Ali Ahmetin, t’i japim shans bisedimeve

Nuk ka kaluar 1 orë pas konfirmimit të intervistës në ClickPlus, Musa Xhaferi e anuloi të njëjtën.

Intervista ishte konfirmuar nga vet Musa Xhaferi për pjesëmarrje në emisionin ClickPlus, për ditën e hënë, drejtpërdrejt në orën 21:30 në TV21.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit (promo) për intervistën, pas 1 ore, Musa Xhaferi e anuloi intervistën.

“Ju lutem, edhe pse kam konfirmuar prezencën time në emision për ditën e hënë, më njoftuan se ditën e martë kemi takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Duke dashur që t’i japim shans plotësues bisedimeve për situatën e brendshme në BDI, me keqardhje ju njoftoj se duhet të anulojmë intervistën, me të vetmen arsye që bisedat mos t’i bëjmë përmes mediave. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Pas takimit premtoj që do të vijë në studion tuaj”, ka thënë Musa Xhaferi për TV21.

Nëse është takimi me Ali Ahmetin apo ndonjë gjë tjetër që e shty Musa Xhaferin ta anulojë intervistën e konfirmuar, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.