Mërgimtarët dibran investojnë në vendlindje

Edhe pse në Dibër ngecin investimet të mëdha të mërgimtarëve për shkak të situatës të pavolitshme ekonomike në vend, ka mërgimtar të cilët kanë filluar të investojnë në mënyrë modeste në shumë sfera. Janë investime të cilat ndoshta në të ardhmen do të rriten por me investimet fillestare mërgimtarët tentojnë sado pak të shohin efekte materiale për kompanitë e tyre, por edhe të ndikojnë pozitivisht në uljen e papunësisë në vendlindjen e tyre. Kryesisht bëhet fjalë për investitor – mërgimtar dibran që jetojnë në SHBA. Investimet të tyre fillestare janë në sferën e shërbimeve, tregtisë hotelerisë etj.


Një nga mërgimtarët të cilët në kontinuitet ka kontribuar për Dibrën edhe atë në sferën e humanizmit është edhe Edmond Imeri. Ai këto ditë hapi sallonet tregtare në të cilët prezanton një kompani të njohur të bojërave dhe pllakave por njëherit ka bërë edhe punësimin të disa dibranëve. “Kam dëshirë të bëj investime më të mëdha por situata e përgjithshme nuk më jep të drejtën por edhe garancën që në këto momente investimet të jenë të larta. Prandaj hapja e rrjetit tregtar për plasmanin e bojërave besoj se është një investim modest i cili në të ardhmen ndoshta do të jetë në përmasa më të gjëra”, thotë mërgimtari Edmond Imer, i njohur tek dibranët si person human që ndërtoi disa shtëpi për skamnorët në Dibër. Ai potencon se do të rrisë numrin e të punësuarve nëse zhvillohet tregtia që ai realizon në Dibër.

Në sferën e shërbimeve respektivisht kafeterive, restoranteve por edhe hotelerisë në Dibër kohëve të fundit kanë investuar mërgimtar nga SHBA por edhe nga Evropa. Pas një migrimi të gjatë në Zvicër familja Kolonja në Dibër ka ndërtuar një restorant me standarde të larta por edhe një hotel. Në këtë familje thonë se janë të gatshëm të rrisin kapacitet të tyre por çdo gjë do të varet nga efektet materiale që do të japin këta investime. Po të njëjtin mendim e japin edhe anëtarët e familjes Klloboçishta që jetojnë në Amerikë. Vëllezërit Adrian dhe Arben kanë hapur një piceri – restorant dhe deri tani janë të kënaqur nga investimi dhe efektet materiale. Një objekt hotelerie është ndërtuar edhe në afërsi të xhamisë të Bajram Begut. Është familja Sela e cila një kohë të gjatë jeton në SHBA. Sabaudin Sela është pronari i këtij hoteli i cili thotë se ka informata se në Dibër mungojnë kapacitet hotelerike. Ai potencon se është në gjendje të bëj investime më të mëdha, por së pari do të sheh sa efekte do të ketë hoteli i tij i parë.

Duhet theksuar edhe investimet modeste që kanë bërë disa mërgimtar tanë dibran nga Italia dhe Gjermania në sferën e prodhimit të PVC – dyer dhe dritareve. Të gjithë këta investime ndoshta modeste kanë arritur efekte shumë të mira në sferën e punësimit. Bëhet fjalë për punësime serioze të cilët mund të rriten në çdo moment nëse investimet rriten. Paraprakisht investime nga mërgimtarët pati edhe në sferën e ndërtimtarisë, call qendrave dhe mini bizneseve të cilët poashtu kanë dhënë kontribut në uljen e numrit të papunësisë. Nga shoqata të mërgimtarëve dibran që veprojnë në SHBA, Itali, Zvicër dhe shtet të tjera thonë se stabilizimi ekonomik dhe politik në Maqedoninë e Veriut sigurisht se do të rrisë investimet e mërgimtarëve dibran në vendlindjen e tyre.