Masakrat ruse në Ukrainë/ “Familje të tëra dhe trupat e vogëlushëve 1 apo 2 vjeç…”, pamje të rënda nga varret masive të zbuluara në Lyman

Në zonat ukrainase të çliruara nga pushtuesit rusë, zbulohen pak nga pak krimet e trupave të Putinit dhe masakrat ndaj popullatës civile vendase.


Agjencia e lajmeve Nexta ka postuar foto të varrezave masive të gjetura në Lyman.

Bëhet me dije se familje të tëra janë vrarë dhe janë varrosur së bashku, ndërsa mes trupave pa jetë gjenden edhe fëmijë të cilët kanë qenë vetëm një apo dy vjeç.

“Varreza masive u gjetën në Lymanin e çliruar. Familje të tëra shtrihen në varre masive, ndonjëherë ka varre të fëmijëve të lindur në 2019-2021”, raporton Nexta.