Duhet të ballafaqohemi me realitetin se besueshmëria që vendi ynë të bëhet anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian në 30 vitet e ardhshme është shumë e vogël, thotë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), akademiku Lupço Kocarev.

Si arsye për këtë, Kocarev, në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Akademisë, përmendi ritmin e ngadaltë të proceseve integruese në BE në lidhje me vendet e Ballkanit, të cilat ende nuk janë pjesë e Unionit, deri në kundërshtimin e disa anëtarëve të tij, në bllok për të përfshirë vende të reja me të drejtë të vetos.

Ai përsëriti qëndrimet e tij edhe për gjendjen sociale në vend, duke thënë se me lidhjen dhe përmbushjen e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë “po bëhet një gjenocid kulturor ndaj maqedonasve”. Para nënshkrimit të ndonjë marrëveshjeje, vendi ynë duhej të kërkonte një lloj pendimi nga të gjitha palët kontraktuese, thotë kreu i ASHAM-it.

Kocarev beson se përpjekja për të pajtuar pikëpamjet e ndryshme për historinë e Ballkanit është një faktor kyç në qasjen aktuale të negociatave për inkuadrimin në BE, por siç theksoi ai, procesi vazhdimisht has në pengesa të reja, kur “pendimi i sinqertë si akt i njerëzimit mungon”.

“Me lidhjen dhe përmbushjen e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, po bëhet një gjenocid kulturor ndaj maqedonasve në vendin e tyre Maqedoni, si dhe ndaj maqedonasve në vendet fqinje, por edhe kudo ku ata jetojnë dhe ekzistojnë si njerëz,” tha Kocarev.

Ai përmendi se në një kohë kur nuk pret inflacion të lartë, borxhe të larta të sektorit privat dhe publik, zinxhirë të ndërprerë furnizimi dhe krizë energjetike, nevojitet një Strategji për Zhvillim Kombëtar dhe një marrëveshje për reformat ekonomike, politikat dhe masat, të cilat duhet të zbatohen të paktën në 20 vitet e ardhshme.

Kocarev informoi se në vitin 2023, ASHAM në bashkëpunim me të gjithë faktorët tjerë socialë, do t’i qaset përgatitjes së Strategjisë nacionale për zhvillimin e Maqedonisë në 20 vitet e ardhshme.