Humbja e sontme në Ligën e Kampionëve e papërballueshme, shkarkohet trajneri i njohur

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Dortmundit, Sevilla ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui.


Starti i dobët si në La Liga si në Ligën e Kampionëve i kushtoi me humbjen e vendit të punës trajnerit spanjoll, .
Ai e lë Sevillan në vendin e tretë në grupin G me vetëm një pikë, pesë më pak se Dortmundi që zë pozitën e dytë.

Ndërkohë, në La Liga, Sevilla i ka punët edhe më keq.
Andaluzianët gjenden në vendin e 17-të me vetëm pesë pikë nga shtatë ndeshje, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe katër humbje.