Duke folur për debatin brenda partiak, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha se BDI-ja po edhe Ali ahmeti nuk po planifikojnë zgjedhje të parakohshme sepse sipas tij jemi në një moment shumë të rëndësishëm, siç është hapja e kushtetutës.

Ai numëroi edhe projektet që pritet të fillojnë e përfundojnë gjatë këtij mandati.

“Korridori tetë, korridori 10-D, rruga Bllacë-Shkup. Llogaridhënia është e përditshme, gjithçka që bëjmë i zbardhim”, tha Grubi.