Rusia ka tërhequr trupat e saj nga qyteti strategjik ukrainas Lyman, në një lëvizje që shihet si një pengesë e rëndësishme për fushatën e saj në lindje.

Tërheqja erdhi mes frikës se mijëra ushtarë do të rrethoheshin në qytet, tha ministria ruse e mbrojtjes, shkruan BBC.

Rimarrja e Lyman mund t’i lejojë ushtarët ukrainas të arrijnë në territore më të kontestuara në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenky tha të dielën se qyteti ishte “pastruar plotësisht” nga trupat ruse.

Pamjet video të shpërndara në internet të shtunën – përpara se të shpallej tërheqja ruse – treguan ushtarë ukrainas duke valëvitur flamurin e tyre kombëtar në periferi të qytetit.

Lyman ishte përdorur si një qendër logjistike nga Rusia, duke e bërë rimarrjen e saj edhe më të rëndësishme për forcat ukrainase.