E fundit/ Mbytet një anije me emigrantë në Greqi, dyshohet për viktima

Greqi- Mbytet një anije me emigrantë pranë portit të Diakoftit në Kythira, në Greqi.


Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një mjet lundrues që është përplasur me gurë dhe është mbytur. Siç raporton ERT, një mjet lundrues i rojës bregdetare, anije lundruese dhe një helikopter ndodhen në vendngjarje dhe po monitorojnë për lokalizimin e varkës.

Përpjekjet e autoriteteve pengohen nga erërat e forta, ndërsa bëhet me dije se në det kishte persona që lëshonin thirrje për ndihmë.

Dyshohet se bëhet fjalë për 15 persona të cilët mund të jenë bllokuar në det, ndërsa ekziston frika se mund të ketë viktima.