E FUNDIT/ I vihet tritoli magazinës në Kamzë

Në qepenin e një dere së një magazine në Kamzë gjatë orëve të para të mëngjesit është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.


Abc mëson se për pasoj është dëmtuar pjesërisht qepeni.

Nuk raportohet për dëme në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

/Abcnews.al/