Besimi – Loson: Është duke u zhvilluar bashkëpunimi ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

Avancimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të financave publike, këto ishin ndër temat më të rëndësishme të takimit të sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Metju Loson dhe zëvendësshefen e misionit në vendin tonë, Julia Smith.

Shkëmbimi tregtar me Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 ishte 11.3 për qind e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të mallrave, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit është rreth 10 për qind. Gjithashtu, eksporti në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë të përgjithshme prej 177,8 milionë euro, vitin e kaluar shënon rritje prej 24për qind, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit është realizuar eksport përafërsisht prej afro 100 milionë euro.

Në kuadër të Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar ka fond më të madh të investimeve të huaja direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit u dërguan urime për progresin e vendit tonë për eurointegrimet. Këto dy vende partnere të NATO-s, e theksuan edhe rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit. Në këtë pjesë, me rëndësi të veçantë është edhe bashkëpunimi i Drejtorive Doganore lidhur me parandalimin, hetimin dhe luftën kundër mashtrimeve doganore.

Besimi i dërgoi urime ambasadorit me rastin e emërimit të tij dhe i uroi punë të suksesshme dhe bashkëpunim të frytshëm në fushën e financave publike.