Bekteshi vendos kurorë me lule tek vendi ku ndodhi aksidenti tragjik vitin e kaluar në Bullgari

Gjatë vizitës në Bullgari, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me presidentine RMV-së, Stevo Pendarovski kanë vendosur kurora me lule tek vendi ku ndodhi aksidenti tragjik vitin e kaluar ku humbën jetën 46 persona, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon politiko.mk


Aksidentin tragjik pati ndodhur më 23 nëntor të vitit kaluar, në autostradën “Struma”, në Bullgari. Në aksidentin tragjik patën humbur jetën 46 persona, në mesin e viktimave kishte edhe 12 fëmijë. Shumica e viktimave janë familjarë që po ktheheshin nga Stamboll pas një vizite treditore. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Me 3 dhjetor me dy avionë ushtarak u sjellën në Shkup trupat e pajetë të 45 qytetareve, krahas autoriteteve me te larta te shtetit në Maqedoninë e Veriut, në ceremoni morën pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla së bashku me ministrat Niko Peleshi, Bledi Cuci dhe Elisa Spiropali.