Në Ambasadën e Japonisë sot është nënshkruar marrëveshje nga ana e ambasadorit Hironori Savada dhe prof. dr Sashko Jovev, drejtor i Klinikës Universitare për Kardiokirurgji Shtetërore në vlerë prej 39.693 euro. Kjo marrëveshje, siç kumtuan ka për qëllim të furnizojë bronkoskop i cili do të sigurojë shërbime shëndetësore më të sigurta për pacientët gjatë diagnostikimit, hospitalizimit dhe operacionit.
“Ky projekt do të kontribuojë në një rritje të konsiderueshme të sigurisë së pacientëve që operohen ose shtrohen në spital në klinikë, si dhe do të sigurojë diagnozë të shpejtë dhe në kohë dhe trajtim të suksesshëm të më shumë se 50,000 pacientëve në 10 vitet e ardhshme”, deklaroi ambasadori Savada në fjalimin e tij.
Dr. Jovev porositi se është nder të jesh pjesë e familjes së pranuesve të GGP grant programit.
“Ju falënderojmë nga zemra për donacionin, i cili është absolutisht i nevojshëm dhe adekuat për funksionimin edhe më të mirë të klinikës sonë dhe në shërbim të pacientëve tanë”, potencoi drejtori i Klinikës.
Përmes GGP – Grant ndihmë të projekteve të vogla për siguri njerëzore deri më tani, Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë në vlerë prej më shumë se tre milionë euro konkretisht në pajisje mjekësore, rinovim të klinikave dhe autoambulancave.
Në mënyrë shtesë, Japonia në dy vitet e fundit i ka pajisur institucionet publike shëndetësore me pajisje mjekësore në vlerë prej 813,000 euro si ndihmë urgjente për KOVID-19, pjesë e Programit për zhvillim ekonomik dhe social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruara në ilaçe për njëqind pacientë me KOVID-19.