Aksident në rrugën Tetovë-Trebosh,lëndohet rëndë një person

Mbrëmjen e djeshme (30 -shtator) në ora 21:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, tek mbikalimi i Treboshit, vetura “Ford” me targa të Italisë e drejtuar nga 19-vjeçari E.R. nga Dëbërca e Tetovës ka dalë nga rruga, në aksident lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës tek pasagjeri 17 vjeçarë nga i njëjti fshat, ndërsa lëndime trupore ka pësuar vozitësi. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.Ts