Ejup Berisha

Ne shkruajmë dhe i analizojmë temat e vjetra bile edhe ato të vjetruarat meqë në rajonin e Ballakanit perendimor nuk ka ndryshime të shumta dhe të shpeshta në asnjë aspekt të jetës shoqërore apo dhe të asnjë fenomeni shoqëror. Këtu egziston një status-quo e madhe dhe monotone nga e cila shumë shpesh njerëzve u vjen neveri bile dhe u villet por ctë bëjnë të shkretët duhet ti pranojnë gjërat ashtu sic janë sepse kot nuk ka ndryshime apo dikush qëllimisht i refuzon këto. Kur jemi te ndryshimet unë flas për ato pozitivet, të duhurat dhe të domosdoshmet nga të cilat gjithcka shkon përpara në shoqëri e shtet, pra këto këtu në rajonin tonë por edhe te në RMV ndodhin vetëm në aspekt formal të përpunuara kryesisht në mendjet dhe të thëna nga gojët e njerëzve por jo edhe në realitet, apo te ne e më gjërë në rajon nuk ka zbatim konkret e real të gjërave të cilat thuhen dhe mendohen për tu realizuar. Për anglezët thonë se janë shumë konzervativ dhe janë shumë imun ndaj ndryshimeve por këta a e dini se pse nuk bëjnë ndryshime të shpeshta sepse të njëjtët kanë gjetur përgjigje adekuate e të duhura për shumë gjëra në jetë por edhe për shumë fenomene apo qështje shoqërore. Pra në Mbretërinë e Bashkuar Status quo-ja është pozitive sepse anglezët kanë gjetur zgjidhje të nevojshme dhe pozitive për gjithcka duke filluar prej ekonomisë e deri te politika. Kur flasim për politikën më konkretsht për Qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes thuhet se jo vetëm kjo si organ egzekutiv por edhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore si Oborri mbretëror dhe Parlamenti duhet të qeverisin apo të udhëheqin me ndihmën e ligjeve apo dhe me ndihmën e marrëveshjeve. Kur jemi këtu janë të njohura thëniet Goverment under the law apo Goverment by consent. Në Mbretërinë e Bashkuar deri para disa ditëve të udhëhequr nga Mbretresha tanimë e ndjera Elisabeth dhe e trashëguar në fron nga djali i saj Charles të gjithë janë nën ligjin kjo nënkupton se të gjithë pavarsisht se cfar pozicioni apo posti mbajnë duhet ti respektojnë dhe tu përmbahen ligjeve. Dhe atje kush nuk i përmbahet këtij obligimi sankcionohet në mënyrë adekuate në bazë të ligjeve. Kështu duke e parë se te ne nuk ka ndryshime ja një kohë të gjatë del se ne këtu jemi më konzervativ se Anglezët, pra jemi aq konzervativ saqë ua shkojmë atyre. Por për dallim prej tyre ne jemi konzervativ në aspekt negativ sepse ruajmë apo dhe konzervojmë vetëmse sjellje dhe veprime negative.Këtu në rajonin tonë
nuk vlejnë thëniet se egziston sistem i sundimit të së drejtës që nëkupton se nuk ka sistem të qeverisjes në bazë të ligjeve. Pra te ne shumë rrallë njerëzit i respektojnë ligjet dhe veprojnë në bazë të tyre, apo këta këtë e bëjnë vetëmse kur janë të detyruar që ti bëjnë këto gjëra.
Kur qytetarët nuk respektojnë rregulla jurike si Kushtetuta dhe ligje atëher këta janë
të padëgjueshëm dhe të pandërgjegjshëm. Dhe kur këta i bëjnë këto gjëra të cilat janë të papranueshme dhe të patoleueshme në këtë rast duhet të paraqiten e të veprojnë organet e pushtetit per ti detyruar qytetarët që ti përfillin dhe ti respektojnë gjërat që i përmenda më herët. Por cfar të bëhet kur pushtetarët janë kryenec dhe nuk i respektojnë rregullat dhe aktet juridike si kushtetutën dhe ligjet. Kështu derisa për qytetarët e padëgjueshëm dhe të pandëgjegjshëm ka zgjidhje për pushtetarët kryenec dhe të dalur nga kontrolli nuk ka asnjë zgjidhje në këtë drejtim. Në kohën kur njerëzit kanë jetuar në kushte dhe në realitet pa rregulla e ligje apo në gjendjen natyrore këta i kanë bërë shumë dëme njëri tjetrit në shoqëri. Në atë kohë askush ska mbajtur llogari për njëri tjetrin. Thuhet se atëher të gjithë e kanë marrë guximin qe tia rrezikojnë jetën, pronën dhe lumturinë dikuj tjetër. Ka funkcionuar ligji i forcës që nënkupton se kush ka qenë më i fuqishëm ka mundur të bëjë cfar të dojë me të pafuqishmit e tjerë rreth tij. Asaj i kanë thënë gjendja Bellum omnium contra omnes apo gjendje e luftës së secilit kundër secilit. Cysh atëher në mendimtarët politik si Xhon Lok dhe Tomas Hobz janë munduar që ti japin fund gjendjes
së anarkisë s
ë përgjithshme i pari duke propozuar kontratën shtetërore e i dyti angazhimin e pushtetit shtetëror për të vendosur siguri me qëllim të ruajtjes së jetëve pronave dhe lumturisë së njerëzve. A na duhen edhe ne sot kontrata shoqërore dhe ndërhyrja e pushtetit shtetëror për ti ruajtur gjërat për të cilat kanë folur Lok dhe Hobz Po meqë edhe këtu kemi një lloj gjendjeje natyrore. Por këtu qëndron problemi se vështirsitë nuk po i krijojnë ve
tëmse qytetarët por edhe pushtetarët duke mos promovuar, vendosur dhe zbatuar rend dhe siguri por duke promovuar dhe zbatuar anarki dhe vetvullnet.