“-1, temperatura më e ulët e regjistruar sot në Maqedoni”, DPHM tregon vendet ku ishte më ftohtë

Sot në mëngjes temperatura më e ulët prej -1 gradë është matur në Lazaropole, vijojnë Hanet e Mavrovës dhe Kodra e Diellit me 1 gradë, 2 në Berovë, 3 në Krushevë, 4 në Tetovë, 5 në Kriva Pallankë, Pretor, Manastir, 6 në Ohër, Shkup-Petrovec, Vinicë, Dibër, 7 në Strumicë, Demir Kapi, 8 në Shkup-Zajçev Rid, 9 në Shtip, 10 në Dojran dhe 13 gradë në Gjevgjeli.


Në mëngjes vranësira ka në verilindje dhe në disa pjesë të luginës së Shkupit, ndërsa fryn erë e dobët nga drejtim i ndryshueshëm.

Moti gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i freskët me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare përgjatë Luginës së Vardarit, erë nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të jetë prej 14 deri në 22 gradë. Në Shkup deri në 18 gradë.