Zjarri vdekjeprurës në spitalin e Tetovës,gjyqi anulohet për 14 shtator

Gjykimi për Ish-drejtorin e përgjithshëm të spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtorin ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësin për spitalin modular, Boban Vecevski, është anuluar për datën 14 shtator informon Tetovasot.Ata do të dalin të pas tetë ditësh para Gjykatës Themelore në Tetovë.

Ata akuzohen për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”.
Zjarri në spitalin ku trajtoheshin pacientë me sëmundjen COVID-19, ka shkaktuar vdekjen e 14 personave.Tetovasot