Zhduken dy vajza nga Peja

Dy vajza, njëra nga fshati “Treboviq” e tjetra nga fshati “Qyshk” i Pejës janë zhdukur.

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se rastet e ndara janë lajmëruar të premten në stacionet policore.

Baballarët e tyre kanë informuar se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më.

Rasti është duke u hetuar./