Zaev kujton takimin me Mbretëreshën Elisabeth II: Mençuria dhe kapaciteti i saj, udhërrëfyes për shumë liderë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II, ka shpërndarë fotografi nga samiti i NATO-s gjatë vitit 2019, ku nikoqire ishte Britania e Madhe ndërsa Maqedonia e Veriut mori dritën jeshile për të hyrë në Aleancën Veriatlantike.

“Madhëria e saj Elizabeth II ishte nikoqire gjatë pranimi në Samitin e NATO-s në Londër gjatë vitit 2019. Mençuria dhe kapaciteti i saj për 70 vitet e fundit kanë qenë udhërrëfyes për shumë liderë botërorë dhe jam i sigurt se do të frymëzojnë shumë më tepër liderë shtetërorë dhe politikë në kohët në vijim. Pusho në paqe madhëria juaj. Faleminderit për gjithçka që ju dhe Mbretëria e Bashkuar keni bërë në mbështetje të rrugës integruese të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Zaev.