Vuçiq: Vendimet për ndalimin e eksportit të produkteve ushqimore bazë nuk do të vlejnë për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mbledhjen në Beograd bëri të ditur se vendet anëtare të nismës Ballkani i Hapur nuk do të kenë ndalesa mes vete sa i përket eksportit të ushqimeve bazë.


“Nëse ndonjë vend nga Ballkani i Hapur merr vendim për ndalimin e eksporteve, ai nuk do të jetë i vlefshëm për ne, vendet anëtare”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që të kuptojnë idenë e Ballkanit të Hapur sepse “vetëm kështu do të ketë rezultate”.

Sot është ngritur komisioni i krizës që do të punojë për zgjidhjen e problemeve me të cilat do të përballen vendet këtë vjeshtë dhe dimër.

Vuçiq tha se aktualisht marrëdhëniet mes shteteve anëtare janë në maksimum historik.