Vuçiq: Në procesin e Brdo Brionit nuk pati tensione, por vetëm qëndrime të ndryshme për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk pati tensione në samitin e procesit të Brdo Brionit.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se presidentët e shteteve ballkanike kishin dallime në qëndrime dhe se sipas tij këto nuk janë tensione.

” Bisedimet kanë shkuar normalisht, nuk ka pasur tensione. Qëndrimi ynë rreth Kosovës është i ndryshëm nga qëndrimi i vendeve të tjera, me përjashtim të përfaqësuesve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Ne folëm edhe për 6 pika me theksin se BE-ja duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor nëse mundet në situatën e vështirë energjetike në të cilën ndodhemi të gjithë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton KlanKosova.tv.