Vuçiç provon verën shqiptare: Po mendoj të vij në Shqipëri për pushime (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po mendon që të vijë në Shqipëri për pushime.


Deklaratën, Vuçiç e dha teksa provonte verën shqiptare, në Panairin e Verës, organizuar në Beograd.

“Më pëlqen shumë vera, ka një shije të çuditshme dhe më pëlqen. Më duhet të vij në Shqipëri ta shijoj më shumë. Tani më duhet të sillem sikur nuk po pi shumë, por duhet të vij aty me familjen time. Brenda vitit do vij, nuk është problem për mua. Do të doja të vija”, u shpreh presidenti serb.

Ndër të tjera, Vuçiç theksoi se Ballkani i Hapur sjell vetëm të mira dhe theksoi se të gjithë bashkë do të punojnë për shqiptarët, maqedonasit dhe serbët.

Të pranishëm në panair, ishin edhe kryeminitri i Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski.