VIDEO: Rusi i kërkon shokut t’i thyejë krahun për t’iu shmangur mobilizimit ushtarak që shpalli Putin

Një video tronditëse nga Rusia që tregon një person që i kërkon shokut të tij t’i thyejë krahun me vare për të shmangur rekrutim po po bën xhiron e internetit.

Ndërsa disa zgjodhën të largoheshin nga Rusia pas njoftimeve të Putinit, të tjerët zgjodhën të përdornin masa më drastike duke u përpjekur të lëndoheshin për të shmangur tmerret e luftës.

Siç shihet, në videon e publikuar nga Daily Mail, shoku i ushtarakut shihet duke e goditur me vare dhe më pas largohet nga zona ku ndodheshin.

Për momentin është e paqartë nëse goditja përfundoi me thyerjen e krahut dhe nëse ai iu shmang rekrutimit të shpallur nga presidenti rus.