Vështërsitë dhe anomalitë e Partive politike shqiptare në RMV

Ejup Berisha


Prezencë dhe dominim i mentalitetit autoritarë si dhe favorizim i intersave të ngushta individuale dhe të grupit të caktuar rreth udhëheqësive të Partive janë diagnozat e sëmundjeve dhe të anomalive të të gjitha Partive politike shqiptare të cilat funkcionojnë ja gati tridhjet e dy vite këtu në RMV. Këto sëmundje dhe anomali nuk janë të reja por fatkeqsisht janë të vjetra nga të cilat nuk u bën asnjëher përpjekje dhe tentativa për shërim të tyre këtu te ne. Tentime për shërim fatkeqsisht nuk bënë as udhëheqësit e mëparshëm politik partiak por tentime të tilla nuk po bëjnë as udhëheqësit e tanishëm politik partiak. Edhe pse Partitë politike shqiptre si ato të mëparshmet por edhe këto të tanishmet kishin dhe kanë nevojë krahas për shërim por edhe për revitalizim kjo gjë su bë asnjëher. Prandaj si rezultat i një çasjeje dhe sjelljeje të tillë jo serioze dhe të papjekur të ish ushëheqësve politik partiak shqiptar një parti shqiptare vdiq tërësisht bëhet fjalë për Patinë e Prosperitetit Demokratik-PPD dhe një parti tjetër shqiptare është në fazë të vdekjes bëhet fjalë për Partinë Demokratike Shqiptare-PDSH. Ky subjekt politik ishte deridiku i shëndoshë kur në krye të tij ishte lideri i pakontestueshëm dhe intelektuali i mirfilltë tanimë i ndjeri Z. Arbër Xhaferi. Ai për shëndetin e Partisë në fjalë u përkujdes vetë por partia ishte e shëndoshë edhe për faktin se rreth saj ishin tubuar një klasë e caktuar intelektualësh. Dhe duhet thënë se ky realitet nuk e ka qenë dhe nuk është prezent asnjëher më as tani në ambientin politik shqiptar. Ky mentaliteti autoritar prezent te Partitë politike shqiptare ka krijuar gjithmonë udhëheqës autoritar e kokëfortë në vend se të krijojë autoritete të mirfillta të ditura, të afta, të shkathta dhe të matura udhëheqësish politik partiak të cilët do të kishin qëllim dhe mision për ti udhëhequr pa konflikte, pa dridhje dhe pa tensione subjektet politike partiake shqiptare. Në to jo vetëmse modeli i udhëheqjes që është autoritar por edhe mënyra e sjelljes së udhëheqësve partiak është e tillë autoritare. Ngjarjet e findit në Bashkimin Demokratik për Integrim-BDI dëshmojnë se edhe ky subjekt politik vuan nga sëmurja e njëjtë si dhe e subjekteve paraprake politike shqiptare, te e cila edhe diagnoza është e njëjtë. Në këtë subjekt gjithashtu mungojnë edhe përpjekjet dhe tentativat për shërim dhe për revitalizim të cilat pashmangshëm shkaktojnë tendenca për ndasi dhe përçarje realitet i ngjashëm prezent edhe te Partitë politike parprake shqiptare këtu në vendin tonë. Prandaj udhëheqësi i BDI-së Ali Ahmeti duhet të këndellet, të reagoj dhe të veproj me kohë me qëllim që mos të ndodh ndonjë krisje e mundëshme në subjektin e tij, sepse po ndodhi kjo gjë reagimi do të jetë i vonuar dhe pa efektet e duhura. Ali Ahmeti duhet të barazpeshoj mes interesave të shumta të grupacioneve partiake të cilat luftojnë për ndikim brenda partisë. Për momentin në këtë parti aktive janë dy grupacione i ashtuquajturi grupacioni i zjarrtë i cili disa herë më parë është ndezur dhe është shuar shumë shpejtë dhe grupacioni i tubuar rreth Artan Grubit i cili si duket e ka aktivizuar me sukses aparatin e fikjes së zjarrit të grupit të zjarrit në BDI. Por ndodhi çfar ndodhi në këtë parti metoda e futjes së problemeve një kohë të gjatë nën qilim të prezentuara përmes vërejtjeve dhe pakënaqsive të grupacioneve të ndryshme brenda Paritsë është veprim shumë i rrezikshëm nga i cili do të mund të pengohen e ta pësojnë duke u rrëzuar vetë udhëheqësit e këtij subjekti politik. Subjektet si PPD-ja e vdekur, PDSH-ja e cila është në fazë të vdekjes dhe BDI-ja e tanishme janë Parti të cilat nuk kanë arritur dhe nuk po arrijnë të krijojnë ambient të shëndetshëm funkcionimi dhe veprimi politik si pasojë e egoizmit dhe të lakmisë për pushtet të pakufizuar personal të udhëheqësve partiak politik. Prandaj nëse nuk ndryshohet terapia dhe gama e barërave shërues subjektet politike shqiptare këtu në RMV do të jenë o të sëmura tërë kohës ose do të vie momenti kur këto edhe do të vdesin. Dhe partitë politike këtu do të shërohen vetëmse kur do të fillojnë të udhëhiqen me tolerancë, me mirkuptim, me transparencë dhe pa tendenca për përjashtimin e askuj apo vetëm nëse këto i përkrahin e i mbrojnë kërkesat dhe interesat si dhe nëse mbajnë llogari për nevojat e shumicës së antarsisë dhe simpatizantëve Partiak.