Vendoset se kur do të luhet ndeshja mes Arsenal dhe PSV, shtyhet sfida me City-n

Sfida mes Arsenalit dhe PSV e parashikuar të luhej më 15 shtator, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League u shty për shkak të vdekjes së Mbretëresh Elizabeth II.


Tashmë është marrë vendimi nga UEFA, ky takim do të luhet më 20 tetor, teksa në këtë datë është parashikuar të luhet përballja mes “Topçinjve” dhe Manchester Cityt.

Në këtop kushte, dueli mes Arsenal dhe City do të shtyhet për një moment tjetër, pasi më parë do të zhvillohet përballja në Europa League.