Vazhdojnë takimet e planifikuara parandaluese dhe informative me shoqëritë gjuetare nga rajoni i gjerë i Pollogut

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti për Parandalim vazhdon me takimet e planifikuara parandaluese dhe informative me shoqëritë gjuetare nga rajoni i gjerë i Pollogut. Dje (04-shtator) janë organizuar takime me përfaqësues të tri shoqatave të tjera tetovare, në të cilat zyrtarët policorë të këtij Departamenti i njohën më nga afër me disa dispozita të Ligjit për Gjuetinë dhe Ligjit për Armët, të cilat më konkretisht kanë të bëjnë me mënyrën e trajtimi dhe mbajtja e armës së gjuetisë dhe daljes së organizuar, gjegjësisht lëvizjes nëpër vendgjueti.
Efektivët e policisë i kanë informuar edhe për implikimet ligjore nëse gjuetia bëhet pa leje, në ditët jashtë periudhës së gjuetisë, në periudha gjuetie apo kur armët përdoren nga persona të tjerë, të afërm, miq etj. Qëllimi i këtyre takimeve është që gjuetarët të njihen me të gjitha detajet kur bëhet fjalë për detyrimet e tyre ligjore, në mënyrë që të respektohen plotësisht rregullat ligjore, siguria e tyre dhe e të gjithë anëtarëve të shoqatave të gjuetarëve.Ts