Vazhdimi i bursës, MASH deri në fund të muajt pranon dokumentacionin

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 30 shtator do të pranojë dokumentet nga nxënësit për të vazhduar marrjen e bursave.

“Të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës së nxënësve të realizuar gjate viteve të kaluara, të cilët i plotësojnë kushtet për dorëzimin e së njëjtës, se afati për vazhdimin e dokumenteve ne Ministrin e Arsimit dhe Shkencës fillon më date 01.09.2022 deri më 30.09.2022”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Nxënësit duhet të dorëzojnë vërtetimin se janë nxënës të rregullt në vitin shkollor 2022/23 dhe kopjen nga dëftesa e vitit të fundit shkollor, përmes adresës elektronike http://e-uslugi.mon.gov.mk/ ose në objektin e Ministrisë.