Disa foto janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale ku shfaqen imazhet brenda një qendre rekrutimi ruse, e cila po grumbullon rezervistët që do t’i bashkohen ushtrisë, pas thirrjes së bërë nga presidenti Vladimir Putin.

Në pamjet që mund të konsiderohen si turpi i radhës i Kremlinit, shihen qartë dhjetëra rezervistë të moshuar, ose më mirë një ‘ushtri gjyshërish’ të cilët do të dërgohen shumë shpejt në linjën e parë të frontit në Ukrainë.

Javën e kaluar lideri rus dekretoi mobilizimin e 300 mijë ushtarëve të tjerë, për të kthyer fatin e luftës në Ukrainë, e cila prej disa javësh ka sjell vetëm humbje për ushtrinë ruse, pas ofensivës të nisur nga trupat vendase.

Thirrja për mobilizim e Putin shkaktoi gjithashtu një eksod të paparashikuar, ku mijëra qytetarë rusë u larguan nga vendi për të mos qenë pjesë e kësaj lufte.