Sonte në emisionin “Rruga Drejtë” i ftuar ishte kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleanca për Shqiptarët.

Taravari si u.d. kryetar i ASH-së, tha që Zijadin Sela nuk do të largohet nga politikë bërja, por që akoma nuk kanë vendosur për ndonjë pozicion brenda partiak për të.

“Nuk i kemi caktuar një pozicion në parti, por mendoj se do të ishte shumë dhe do të reflektonte shumë në antarësi ashtu edhe në opinion që të ketë një pozicion në parti. Nuk po flasim për kryetar, sekretar, një pozicion që do të reflektonte unitetin në Aleancën për Shqiptarët. Me 17 dhjetor do të kemi kongresin e partisë, ku do t’i caktojmë një pozicion , ku Ziadini do të ishte pjesë active e politikë bërjes në Aleancën për Shqiptarët”, tha Arben Taravari, u.d. kryetar i ASH-së.

Taravari shtoi se Sela është simboli i Aleancës për Shqiptarët.