“Tabanoc”, kapen 7 automjete nga Shkupi që po transportonin udhëtarë pa leje

Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje policia ka konstatuar mosrespektim të ligjit në shtatë automjete të udhëtarëve që kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve.


“Gjatë kontrollit të shtatë automjeteve, të gjitha me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.T.(35), K.Gj.(65), A.G.(59), I.V.(39), S.D.(45), L.I.(55) dhe S.I. (52), të gjithë nga Shkupi, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës – licencë për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve”, informojnë nga MPB.

Inspektorati Shtetëror i Transportit ka vendosur sanksionet përkatëse për shoferët dhe automjetet.