Sulmoi policinë, arrestohet një person nga Çellopeku

Mbrëmë (16-shtator) rreth orës 01:20, në afërsi të një objekti hotelierik në Zherovjan të Tetovës, pjestarët e policisë e SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personin K.Sh. nga Çellopeku i Tetovës, i cili i ka sulmuar fizikisht teksa po kryenin veprime zyrtare, pasi më parë kishte tentuar edhe të arratiset, por menjëherë është kapur.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.Ts