Sulmohet punonjësja në Spitalin e Kumanovës

Të enjten herët në mëngjes, një 38-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një punonjëse në spitalin e Kumanovës, në repartin Infektiv.

Policia e gjeti dhe e arrestoi, ndërsa MPB shtoi se ndaj sulmuesit është duke u përgatitur kallëzim penal, përcjell INA.

“Me datë 29.09.2022, në ora 01:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin me inicialet F.J.(38) nga Kumanova, pasi me lëndë të mprehtë ka sulmuar dhe lënduar punonjësin e Departamentit Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.