Sulmi i 11 shtatorit, Meta: SHBA dhe Shqipëria krah për krah në çdo angazhim kundër terrorizmit

Kryetari i PL, Ilir Meta ka përkujtuar sot sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meta shkruan se dy vendet janë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës.

“Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona.

Krah për krah, si anëtare të NATO-s, në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi, që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë”, shkruan Meta në postimin e tij.