Sulm me raketa në autokolonën humanitare në Ukrainës, vdesin 23 persona

Autoritetet ukrainase kanë raportuar një sulm me raketa në një autokolonë humanitare pranë Zaporizhia këtë mëngjes.


Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga sulmi janë raportuar të paktën 23 viktima.

Fotot dhe videot e para të postuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz të vdekur dhe të plagosur nëpër rrugë.

Ndërsa raportohet se autokolona është goditur më shumë se 10 herë.

Kujdes pamje të rënda

the Russians fired at a civilian humanitarian convoy on the way out of Zaporizhzhia – 23 dead and 28 wounded.

“People stood in line to leave the temporarily occupied territory, to pick up their relatives, to take aid@amnesty @GermanyUN #RussiaTerroristState pic.twitter.com/Mibs45ZqSk

— Анна Моргач (@AnnaMorgah) September 30, 2022

“Armiku nisi një sulm ndaj një autokolone humanitare në periferi të qytetit. Njerëzit ishin në radhë për të shkuar në territoret e pushtuara për të marrë të afërmit e tyre dhe për të ofruar ndihma humanitare”, shkroi guvernatori i Zaporizhia, Alexander Struck në një postim në Telegram.

Siç raporton Guardian, në orët e fundit Rusia ka kryer sulme me raketa në disa qytete në Ukrainë, përfshirë dhe Dipron.