Suharekë: Asamblistja e “Guxo” kalon në AAK

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka bërë të ditur asamblistja e listës “Guxo” në Suherekë, Festë Kabashi, ka aderuar në AAK.

Bytyqi thotë se është e lumtur që Kabashi i’u bashkua partisë duke i uruar mbarësi, njofton Klankosova.tv.

“Asamblistja nga radhët e Listës GUXO, Festë Kabashi, nga sot, ka vendosur që rrugëtimin e saj politik, ta vazhdojë duke iu bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Suharekës”.

“Jam e lumtur që shtëpisë sonë të madhe po i bashkohen njerëz të aftë, të zellshëm për punë dhe profesionistë siç është Festa. Na priftë e mbara së bashku, Festë Kabashi”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.