Sqarohet Artan Grubi, ngatërrim i im fjalësh: “Ali Ahmetit i duhet populli, popullit i duhet Ali Ahmeti”

“Marrëdhënia ime me Kryetarin Ali Ahmeti është si marrëdhënia e gjithësecilit prej jush që jeni të bindur në rrugën e tij jetësore, në drejtësinë e tij, në vizionin e tij, në vlerën e tij kombëtare për të gjithë shqiptarët.

Intenca e sinqertë e deklaratës sime ishte të vë në pahje të vërtetën e pakontestueshme se Ali Ahmeti ka nevojë për popullin po aq sa edhe populli ka nevojë për Ali Ahmetin, por një ngatërrim i imi pafat fjalësh, e shfaqi gabimisht qëllimin, për çka, më vjen keq.
Kjo është dëshmuar në të gjitha proceset progresive nëpër të cilat ka kaluar vendi, ku z. Ahmeti me popullin pas tij arritën lirinë, barazinë, siguruan integrimin e vendit në NATO dhe e ruajtën në binarët e duhur të integrimit europian.
Ali Ahmeti nga populli merr forcën e veprimit dhe e ka popullin pas vetes në katër dekadat e funksionimit të tij politik, dhe ai vazhdon të jetë vizionari i palëkundur në përmbushjen e idealeve të përparimit dhe integrimit.
Çdo fjalë e Ali Ahmetit, çdo vepër e tij është amanet i shenjtë i popullit që duhet çuar në vend.
Ali Ahmeti dhe populli janë një shpirt i vetëm që do të vazhdojë të ngadhënjejë në rrugëtimin e misioneve të shumta.
Misioni i vetëm i tij dhe i joni është ti shërbejmë popullit dhe të sigurojmë të ardhme më të mirë duke ju shërbyer të gjithëve.” ka shkruar Grubi