Skandaloze/ VMRO vazhdon të bulizon gratë publikisht

Sulmet seksiste ndaj grave në politikë nga ana e zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski vazhdojnë.

Sot, në konferencën për shtyp të VMRO DPMNE-së rradhën për ta sulmuar në formë të paskrupullte e kishte gazetarja Besmira Ejupi për një punësim të thjeshtë adminiatrativ në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Çuditërisht, VMRO DPMNE sulmon kuadrin të cilin ish lideri i tyre Nikolla Gruevski e propozoi zyrtarisht në emër të VMRO DPMNE si kandidat për anëtare të Këshillit mediatik në vitin 2016 gjatë negociatave për Marrëveshjen e Përzhinos.

Asokohe, Ejupi punonte në TV Nova, medium i afërt me VMRO DPMNE, ndërsa sot Stoilkovskit i pengon po i njejti person?

Por sulmet e Stoilkovskit dhe bulizmi i tij nuk janë një gjë e re.

Pas Nina Angelovska e cila e quajti Nina Group, Bisera Stojcevskën të cilën e quajti atë terroriste skelesh, Sanja Lukarevska e cila e akuzoi për avancim në politikë për shkak të miqësive personale, tashmë në sulm e ka deputeten Monika Zajkova të cilën e akuzon për vikend shtëpizën në Mavrovë.

Pse Stoilkovski merret vetëm me gratë gjatë konferencave për shtyp? Ai i sulmon verbalisht. I njohur për shprehjet shoviniste dhe seksiste ndaj ish-ministres Nina Angelovska, të cilën e quajti Nina Grupirovka, duke aluduar për sulm ndaj nderit të saj si grua…

Ai sulmoi edhe ministren Bisera Stojçevska, të cilën e quajti atë terroriste me kostume.

Objektivi i sulmit ishte edhe Sanja Lukarevska, e cila, sipas Stoilkovskit, ka avancuar në LSDM jo pse ishte e aftë, por sepse ishte e afërt me Zoran Zaev?!

Tani viktima e fundit e tij është deputetja Monika Zajkova për shtëpinë e saj të verës në Mavrovë, pse kishte një shtëpi verore, sikur të ishte diçka e tmerrshme?!