Si të ishte prej letre, shembet pallati, 2 viktima dhe 14 të lënduar në Jordani

Dy persona humbën jetën dhe 14 u plagosën, si pasojë e shembjes së një ndërtese katër katëshe në Jabal al-Weibdeh, një lagje në Amanin qendror, Jordani.

Shembja e ndërtesës besohet të ketë ndodhur për shkak të vjetërsisë së godinës, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Tawfiq Krishan, duke shtuar se autoritetet po inspektojnë gjendjen e ndërtesave fqinje.

Ndërkohë mësohet se në vendin e tragjedisë ka shkuar edhe kryeministri i vendit Bisher al-Hassauneh, i cili urdhëroi kryebashkiakun e zonës të kryejë një hetim të hollësishëm për shkakun e tragjedisë.