Shkup, një person ka goditur dy vetura të Ambasadës së Bullgarisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të mëngjesit një automjet me targa të Shkupit fillimisht ka goditur një shtyllë të llambës për ndriçim publik, më pas ka goditur dy automjete nën pronësi të Ambasadës së Bullgarisë. Nga MPb shtojnë se shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 10.09.2022 në ora 03:20 është raportuar se në Shkup, në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”, përballë Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, automjeti i pasagjerëve “Opel Zafira”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person ka goditur, shtyllën e llambave për ndriçimin rrugor dhe më pas dy automjete të parkuara pasagjerësh “Mercedes” dhe “BMW”, në pronësi të Ambasadës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit”, thonë nga MPB.