Shkup, MPB-ja regjistron 130 shkelje të rregullave të trafikut

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 130 gjoba, prej të cilave: 22 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 gjoba për vozitje në gjendje të dehur.


Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për makina të paregjistruara, 5 për vozitësit fillestar, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre për kalim në të kuqe në semaforë.