Serbia nuk do të votojë për të kufizuar të drejtën e vetos apo përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç për mediat në ditën e fundit të qëndrimit të tij në Nju Jork. Siç përsëriti ai, shumë vendime të rëndësishme do të duhet të merren në dhjetë ditët e ardhshme.

Presidenti tha se është pothuajse i sigurt se Perëndimi do të përpiqet të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ai u shpreh se ka pasur një sërë takimesh të rëndësishme në Nju Jork, por më i rëndësishmi ka qenë me Kristalina Georgieva, kryetaren e FMN-së. Vuçiç tregoi se Georgieva e kishte paralajmëruar për një dimër të vështirë dhe një dimër tjetër edhe më të vështirë në vijim. Presidenti serbi tha se është takuar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov me të cilin ka pasur një bisedë konstruktive.