Selmani: Kriza ekonomike ka rënduar xhepin e qytetarëve, shteti i paaftë të menaxhoj rritjen e çmimeve (VIDEO)

Tetova Sot

Nevrij Ademi

Kriza ekonomike ka rënduar akoma më shumë jetën e qytetarëve, pas pandemisë pasojat e një lufte dhe krizës globale i vuajnë edhe qytetarët e Maqedonisë së veriut të cilët edhe ashtu të gjendur buzë greminës së mbijetesës kjo është goditja e dytë pas pandemisë së COVID-19., raporton TetovaSot Shtetet më të vogla janë ndjejnë më shumë krizën thotë profesori Bashkim Selmani i cili nënvizon se borxhi i madh publik dhe mos kontrollimi i ngritjes enorme të çmimeve të produkteve ushqimorë është dëmtim i radhës i xhepit të qytetarëve informon TetovaSot.

Se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur krahasuar me një vit më parë, thuhet edhe në të dhënat e fundit të Entit shtetëror të Statistikave transmeton TetovaSot.

Sipas Entit, paga mesatare brenda një vitit është rritur për gati 3.000 denarë (50 euro), duke arritur 31.400 denarë (rreth 500 euro). Por, këto para bazuar në rritjen e çmimeve, kanë vlerën e 28.700 denarëve apo rreth 450 euro.

Të dhënat zyrtare tregojnë se paga mesatare është rritur me 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por kostoja e jetesës është rritur me 14 për qind, pra, paga mesatare është 2.3 për qind më e ulët krahasuar me një vit më parë transmeton TetovaSot.

TS informon se produktet ushqimore në muajin qershor ishin mbi 20 për qind më të larta se muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Buka është shtrenjtuar me 30 për qind, vaji me 50 për qind dhe sheqeri, mishi, qumështi, perimet dhe vezët me rreth 20 për qind. Janë shtrenjtuar edhe shërbime komunale si uji, ngrohja qendrore dhe energjia elektrike si dhe karburantet, të cilat shënuar rritjen rekorde në nga mesi i muajit korrik, në rreth 2 euro për një litër naftë.

Qeveria thotë se po bënë gjithçka për të ndihmuar, para se gjithash familjet e rrezikuara sociale.

Në muajin mars ajo uli Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për produktet ushqimore bazë nga 5 për qind në zero dhe kufizoi marzhën për tregtarët. Por, nga 1 qershori, këto masa u hoqën, gjë që çoi në rritjen drastike të çmimeve të disa produkteve.

Për të parandaluar rritjen e çmimeve, Qeveria më 31 qershor i riktheu masat, por vendimi u cilësua si i vonuar pasi tregtarët veçse kishin rritur çmimet.

Sipas Qeverisë maqedonase, prioritet kryesor në periudhën në vijim do të jenë edhe masat për përballje me krizën energjetike, pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski, disa herë ka përsëritur se dimri që vjen do të jetë ndër më të vështirët për vendin transmeton TS.