Rrjedhjet në Nord Stream, Putin akuzon Perëndimin për sabotim

Duke vazhduar përbuzjen e tij kundër Perëndimit, Putini ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë për rrjedhjet në tubacionet Nord Stream, shkruan BBC.


Duke iu referuar britanikëve si “anglo-saksone”, ai tha se ata ndihmuan në organizimin e shpërthimeve të tubacioneve në detin Baltik. Ai duket se i referohet pretendimeve të Ukrainës se Rusia është përgjegjëse për rrjedhjet në dy tubacionet kryesore të gazit që kalojnë në Europë.

Putin gjithashtu i referohet ushtrisë amerikane si “brutale”.

Udhëheqësi rus akuzoi gjithashtu SHBA-në dhe aleatët e saj për një “luftë hibride” kundër Rusisë dhe administratave separatiste që ajo mbështeti në Ukrainën lindore.

Ai theksoi se Perëndimi nuk ka të drejtë morale të flasë për demokracinë, duke shtuar se ka arsye për të besuar se vendet perëndimore nuk kërkojnë një rrugëdalje nga kriza globale e ushqimit.